Bilbilat e Mushtishtit e ‘përjashtojnë’ Shyhrete Behlulin

Festat e fundvitit po mbledhin bashkë në një vend artistët e shumtë shqiptarë. Kjo për shkak të gjirimeve të ndryshme festive në kuadër të emisioneve argëtuese, shkruan “Kosovarja”.
Tashmë e dijmë se kush me kë shoqërohet dhe i shohim grupe të caktuara të këngëtarëve që argëtohen bashkë.

Marketing

Sekuenca, imazhe e video të ndryshme nga këto xhirime po sjellin shumë fytyra të njohura për publikun në rrjetet sociale.

Në mesin e këtyre artistëve është Edona Llalloshi ajo e cila së fundi ka ndarë një imazh me ‘Bilbilat e Mushtishtit”, Shkurten, Remzien e Motrat Mustafa.

Derisa dikur në mesin e tyre ishte edhe Shyhretja, ajo kësaj radhe mungon, kjo për shkak të ‘problemit’ me Motrat Mustafa e Shkurte Fejzën me të cilat ajo nuk flet.
E duket se ato përfundimisht e kanë ‘përjashtuar’ Shyhreten nga rrethi i tyre, pasi akoma nuk është ndërmarrë ndonjë hap në përmirësimin e marrëdhënieve.

Marketing