Biletat për Kosovë – Ishujt Faroe s’mund të bihen në degët e Zmobile, FFK po punon për të gjetur zgjidhje

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Erol Salihu, ka bërë të ditur për Gazetën Express se marrëveshja me Z-mobile për shitjen e biletave është prishur, dhe për këtë arsye biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Ishujve Faroe nuk mund të blihen në pikat e shitjes të Z-mobile.

Marketing

Dje ishte raportuar se sot në orën 12:00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e parë të Kombëtares së Kosovës në shtëpi për Ligën e Kombeve kundër Ishujve Faroe, megjithatë tani FFK-ja ka bërë të ditur se biletat nuk mund të blihen, raporton Gazeta Express.

“FFK-ja është duke punuar me kontraktuesin për të bërë zgjidhje në gjetjen e një operatori tjetër për shitjen e biletave. Ka mundësi qe arrihet marrëveshje me kompaninë IPKO”, ka thënë Erol Salihu.

FFK-ja pret që ky problem të zgjidhet së shpejti, pasi që ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe do të zhvillohet të hënën, më 10 shtator. Ajo do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës në shtëpi e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndërsa, ndeshja e parë e Kosovës për turneun e Ligës së Kombeve do të jetë kundër Azerbajxhanit, por kjo ndeshje do të zhvillohet në Baku. Ajo do të mbahet të premten, më 7 shtator, në orën 18:00.

Marketing