Bill Gates: Normaliteti mund të rikthehet verën e 2021-shit

Bill Gates, bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, tregon për CNN se jeta mund të kthehet në normalitet verën e vitit 2021, nëse vaksinat Covid-19 nuk do të sjellin ndonjë surprizë të keqe.

Marketing

“Shumë e mundshme deri në verë, shumë gjëra do të kthehen në normalitet. Nëse miratimet e vaksinave vijnë shpejt.

Ne do të jemi në gjendje të kthehemi në zyre dhe të hapim ato restorante dhe bare dhe të themi në rregull, ne jemi në një fazë krejtësisht të ndryshme nga tani.

Ne mund ta kthejmë të gjithë vendin, çdo nxënës përsëri në shkollë. Unë mendoj se është e arritshme dhe një qëllim shumë i rëndësishëm që duhet të kihet parasysh. Urgjenca dhe numrat janë mjaft shqetësuese. Ju e dini nëse përfundoni me të gjitha vaksinat e sotme, na duhen mbi 10 miliardë doza për të arritur në një përqindje të lartë të botës”, tha Gates.

Marketing