Bill Gates për konspiracionet: Jemi të lidhur me vaksinat, por…

Në internet ka mijëra postime që lidhen me teori konspirative rreth koronavirusit dhe Bill Gates.
Një prej teorive konspirative më të përhapura është se Bill Gates bën pjesë në një grup që synon kontrollin e botës përmes injektimit nëpërmjet vaksinës të një çipi në trupin e njeriut.

Marketing

Por cfarë mendon vetë themeluesi i Microsoft për to?

“Zakonisht ata përdorin informacionin zyrtar. Fondacioni im ka dhënë më shumë para për vaksina që shpëtojnë jetë se çdo grup tjetër, ndërsa ata thonë që ne fitojmë para nga kjo dhe po përpiqemi të vrasim njerëzit me vaksina, duke shpikur gjëra. Është e vërtetë që ne jemi të lidhur me vaksinat, por ata përmbysin lidhjen”, tha Gates në një intervistë me gazetarin e CNN, Anderson Cooper.

“Shpresoj që kjo të mos krijojë refuzim ndaj vaksinës, sepse ka shumë specialistë në sektorin privat që po punojnë për të arritur te një vaksinë. Shifrat e konspiracionistëve më befasojnë, por shpresoj që konspiracionet të shuhen. Kombinimi i pandemisë me rrjetet sociale është i keq, pasi njerëzit kërkojnë shpjegime tepër të thjeshta. Duan të vinë vetëm kush është i keqi në këtë mes. Gjithçka është lidhur me politikën, ndoshta në SHBA më shumë se në shtete të tjera. Vaksinat nuk është se ishin edhe aq popullore edhe para se të niste e gjithë kjo”, u shpreh miliarderi.