Biri i dëshmorit: 18 vite pa ty, asnjëher nuk ngopem që të shkruaj për ty

Abaz Beqiri djali i dëshmorit Abaz Beqirit me një letër prekës për babain e vet.

Marketing

Të qenurit i Biri Yt
-Po bëhen 18-të vite edhe asnjhere nuk ngopem që të shkruj për ty,për mungesën tënde dhe krenarin që e posedoj.
Të jesh Biri i një luftëtari të UÇK-së është krenari e pafund.Momenti që vendose t’i bashkohesh UÇK-së unë nuk isha në këtë botë për të kuptuar se mes nesh ishte atdheu,kur ti vendose t’i bashkohesh frontit!E dije se do të më mungosh,por e dije se i duhesh edhe lirisë së atdheut.
Dëshira jote e zjarrtë të ishe në shërbim të popullit,u bë realitet.Për mua dhe familjen është sfida ma e madhe të mos jesh në mesin tonë! Të jem Biri Yt është krenari e pafund.Gjithnjë e lexoj historinë tënde e dua aq shumë karakterin e fort që kishe dhe dëshiren e madhe për një Shqipëri të madhe,angazhimin e pandalshem e mbi të gjitha kujdesin dhe dashurinë prindrore që kishe për neve fëmijët e tu.Unë nuk të mbajë mend se akoma nuk kisha lindur kur ti re në fushën e nderit!
I dashur baba,sakrificat e tua të panumërta,veshin emrin më të bukur Heroi im!
Babi më mungon çdo sekond të jetes time,po bashk me mungesën tënde po rritem edhe unë,ti po i bënë 18-të vite që dhave jetën për liri,unë 18-të vjet i bëj një muaj pas përvjetorit tënd edhe atë fal sakrificës tënde!Babi unë nuk të njoha mirë,unë linda në kohën kur ti i duheshe Iliridës,akoma nuk kisha filluar belbezimet e mija që kur ti ja the Iliridës fjalën e fundit e sot po e vazhdoj jeten pikrishtë aty ku ti fillove t’i japësh kuptim,në Iliridën ku fëmijet qeshin e qajnë pa frikë,në Iliridën ku rapsodët thurrin keng pë ty.Sot nuk do të qaj sepse jam i dehur nga madhështija jotë,ti aq shumë shëmbëllen mbi trimat tjerë. Ty të shoh në ecjen time të lirë,të shoh në cicerimat e zogjve,të shoh në librat e historisë,të shoh në kenget e rapsodve,të shoh në fytyrat e bashkëluftetarve tu,atë portretin tënd që nuk i bie kurrë rrudhat e ballit,që nuk plaket stine e motë,që nuk e tundin as erat,as dimrat e acartat e as verat e zjarrta,këtu në Iliridën ku ti dhe dëshmoret tjerë e stoliset lirinë me gjakun e juaj të pastër! Sot babi unë po rritem por ti gjithëher Më mungove dhe më mungon por t’i ma dhurove atë që askush nuk mund të dhuroj epitetin BIRI I DËSHMORIT.
Sot,dua të them se pavarsisht dhimbjes,në zemren time frymon mburrje dhe krenari të qenurit Biri Yt,më fal nese syri pikon lotë!
Ti je krenaria ime më e madhe!
KryeKomandanti Im!

Marketing