Bisedimet LSDM-BDI, Haxhiu: Hap pozitiv drejt avancimit të shqiptarëve

Bisedimet LSDM – BDI janë pozitive, drejt fundit për formimin e qeverisë stabile, vlerëson analisti politik nga Kosova Baton Haxhiu duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.  Sipas tij bashkëqeverisja e dy partive do të shpie drejt ngritjes së pozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe marrëdhënieve shqiptaro – maqedone. Sa i përket kryeministrit shqiptarë, Haxhiu thotë se kjo do të ishte mirë të jetësohej në një periudhë të mëtejme pasi Maqedonia të mbyll realizimin e marrëveshjeve me fqinjët.
“Një bashkëqeverisje e një koalicioni është një farë shtytje që funksionaliteti i qeverisjes dhe funksionaliteti I marrëdhënieve të mira shqiptaro maqedonase do të jetë në kulm. Ajo që gjithashtu është e rëndësishme është që këto negociata kanë mundësinë që viti I fundit I qeverisjes si kryeministrisë mund t’I takojë shqiptarëve, dhe natyrshëm mund ti takojë pasiqë përgatiten zgjedhjet e reja dhe tregon një simbolikë se një kryeministër të jetë në të ardhmen shqiptarë. Maqedonia I ka dy procese në vitin e ardhshëm menjëherë sapo të formohet qeveria, ka marrëveshjen me Bullgarinë dhe realizimin e marrëveshjes me Greqinë, dhe për këto dy marrëveshje që I takojnë kryesisht maqedonasve, nuk do të duhej që në këtë fazë të jetë kryeministri shqiptarë.”, tha Baton Haxhiu, analist politik.
Haxhiu thotë se pushteti I ardhshëm I përmbush kushtet për një qeverisje të mirë.
“Qeveria është LSDM – BDI – PDSH. Janë të tri partitë këtu. Është një realizim edhe I premtimit të zotit Menduh Thaçi që zëvendës kryeministri I parë I cili duhet vendimet që kanë të bëjnë me shqiptarët të meren me konsenzus, do të jetë ai I cili do I takojë partive shqiptare, dhe kjo është ndoshta suksesi. Besoj që nesër pasnesër do të kemi marrëveshje të qeverisë dhe kjo marrëveshje besoj I përmbush kushtet edhe në strukturë edhe në qeverisje edhe në ardhmëri.”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut kjo strukturë politike brenda ekzekutivit do të shpierë përpara proceset integruese drejt BE-së, pas një viti qeverisje me mbylljen e çështjeve ndërfqinjësore.(Tvm2)
Marketing