Bisedimet mes SASHK-ut dhe MASH-it, mësimdhënësit: Rritja e pagave stimulon mësuesin

Punonjësit e arsimit me vëmendje po i ndjekin zhvillimet dhe bisedimet e fundit mes MASH-it dhe SASHK-ut sa i përket rritjes së pagave për mësimdhënësit, madje shpresojnë për një epilog pozitiv i cili do të ishte konform kërkesave të tyre për një rritje të pagës deri në 25 për qind.

Marketing

Ekipi i TVM2 qëndroi në Shkollat Fillore “7 Marsi” dhe “Liria”, ku mësimdhënësit e intervistuar theksuan se është koha e fundit që institucionet të mendojnë për rritjen e pagave në sistemin arsimorë, ku hë për hë, të njëjtat vlerësohet të jenë më të ultat krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Ata thonë se edhe përkundër pagave të ulta, stërngarkimit me punë administrative, mbushjen e ditarit elektronik, ditarit klasik edhe më tej vazhdojnë të punojnë me përkushtim duke i qëndruar besnik idealit dhe profesionit që ushtrojnë arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj.

“Është koha që për këtë të mendojnë institucionet dhe shoqëria në përgjithësi, se me të vërtetë profesioni i mësuesit është profesion i shenjtë duhet paguar për të pasur sa më shumë suksese në ngritjen e brezave të rinj të një shoqërie” – u shpreh mësuesja Fitore Qirezi.

“Edhe pse kemi paga të ulëta ne prap mundohemi për hirë të fëmijëve, për hir të gjeneratave të reja që do të jenë e ardhmja jonë. Sa i përket pagave ajo është një stimul për ne, edhe 25 përqindshin të na e japin ndoshta nuk do na i mbulojë harxhimet personale që i kemi, por prap e kemi një shpresë” – deklaroi mësuesja, Zylfije Grainca.

Mësuesit kërkojnë që pagat të jenë në nivel, që të stimulojnë dhe motivojnë edukimin e brezave të rinj.
“Puna e mësuesit nuk paguhet as me flori ndonjëherë, sado që jetë paga e madhe vlerësimi ndoshta nuk do të jetë aq sa meriton një mësues po uroj që të gjendet një rrugëdalje se vërtetë në këto kushte të rënda ekonomike një mësues të ballafaqohet me probleme ekonomike është plus edhe një ngarkesë tjetër” – theksoi ndihmës drejtori, Nuri Rexhepi.

“Nuk kërkojmë aq sa ne meritojmë por një standard më të mire, kjo pagë e jona mund të barazohet edhe me një punëtor të thjeshtë. Ai mund dhe shkollim i bërë sepse kemi menduar se do jemi të kënaqur me punën dhe pagat që do i marrim” – tha mësuesja Metije Bekiri.

Për tu arritur cilësi në arsim nevojitet edhe paga dinjitoze thonë mësuesit të cilët shpresojnë se deri në fund të muajit do arrihet që dy palët ti harmonizojnë qëndrimet për një marrëveshje lidhur me rritjen e pagave për punonjësit e arsimit.

Marketing