Bisha që tash e posedon Ushtria e Kosovës, ja cili shtet i dhuroi (FOTO+VIDEO)

“Otokar Cobra”, bisha që tash e posedon Ushtria e Kosovës, ja cili shtet ja dhuroi

Marketing

Ditë më parë Kosovës i janë dhuruar 24 automjete ushtarake të llojit “Humvee” nga SHBA-ja.

Automjetet kanë arritur në Kosovë në mbrëmjen e para dy ditëve. Këto automjete janë përdorur për një kohë të gjatë nga ushtria amerikane në misione të ndryshme ushtarake, ku ka marrë pjesë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Mirëpo, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku thuhet shteti i Turqisë i ka dhuruar ushtrisë më të re në botë, plotë 350 mjete të tipit “Otokar Cobra”.

Automjeti “Cobra”, mund të përshtatet për role të ndryshme dhe kërkesa për mision duke përfshirë: bartësin e blinduar të personelit, automjetin anti-tank, automjetin e zbulimit, automjetin radar të mbikëqyrjes tokësore, automjetin e vëzhgimit të përparmë, ambulancën e blinduar.

Ky mjet deri më tani ka treguar rezistencë ndaj shumicës së sulmeve të minave dhe mbijetuar më shumë incidente pa ndonjë dëmtim.

Marketing