Bislimoski: Diversifikimi dhe lidhja e gazit me Greqinë, vlerësohet se do të sjellë çmime më të ulëta të gazit deri më 20%

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE), Marko Bislimoski, mori pjesë në debatin online për gjendjet në sektorin energjetik, nën organizimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM).

Marketing

Kryetari Bislimoski, para afaristëve dhe anëtarëve të Kuvendit të OEM-së, e paraqiti gjendjen në energjetikë në lidhje me furnizimin me energji termike, gaz dhe energji elektrike.

“Në vend po vjen gazifikimi serioz me çmime shumë më të ulëta nga ato të deritanishmet. Vlerësimet janë
se çmimi i gazit do të zvogëlohej edhe deri më 20% me lidhjen e radhës nga Greqia përmes Maqedonisë
së Veriut e deri në Kosovë, me çka mbesim vend tranzitor”, theksoi kryetari Bislimoski.

“Në Bullgari, pas hapjes së Ballkan Hab, ku ka qasje të gazit nga Turqia, por edhe të LNG-së nga Greqia,
çmimi i gazit është ulur për 40%. Të dhënat dhe analizat tregojnë se secili vend, i cili ndërton
infrastruktura dhe, i cili lidhet me korridore të reja, mund të presë çmime më të ulëta. Është logjike që kjo
të pritet edhe nga lidhja e gazit e Maqedonisë së Veriut me Greqinë. Vlerësimet janë se çmimi i gazit do të
ulet deri më 20%. Diversifikimi i burimeve, prej të cilave furnizohemi me gaz, do ta rrisë ofertën dhe çmimi
do të ulet. Lidhja që e kemi me Greqinë është kyçe pasi do të tranzitojë përmes vendit tonë dhe do të
shkojë edhe deri në Kosovë”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Parashikimet e konsumit dhe çmimet e burimeve të energjisë në periudhën e ardhshme të dimrit dhe
procedurat për parashtrimin e kundërshtimit në rast se ndodh ndonjë dëm për shkak të ndërprerjes së
dërgesës së energjisë elektrike, gazit natyror dhe të energjisë termike, kanë qenë pjesë e pyetjeve, për të
cilat afaristët shfaqën interes.

Marketing