Komisioni Rregullator i Energjisë së bashku me ndërmarrjet janë në kërkim të një modeli për të lehtësuar pagimin e energjisë elektrike, ujit dhe nxemjes qendore për periudhën në të cilën deklarohet gjendje e jashtëzakonshme. Kjo është thënë nga Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujërave në Tv 24.

“Duke marrë parasysh përgjegjësitë tona, ne reaguam menjëherë dhe para se të shpallet urgjenca, ne u kërkuam ndërmarrjeve të ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes të ndërpresin të gjitha aktivitetet për të përjashtuar klientët që nuk kanë paguar fatura. Tani jemi duke kërkuar mënyrën më të mirë që qytetarët të paguajnë borxhet për këta muaj ndërsa gjendja e jashtëzakonshme është në proces. Nëse faturat do të ndahen me këste apo pagesa do të vonohet – sigurohuni që do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për klientët që të kapërcejnë këtë periudhë të pakëndshme dhe së shpejti do ta shpallim”, tha Bislimoski.