Bislimovski: Rrjeti i gazsjellësit në Shkup mund të kryhet së shpejti

Rrjeti shpërndarës gazsjellës në Shkup mund të kryhet shpejtë dhe gazi natyror të arrijë deri në amvisëri. Tubacioni i gazit ose sistemi përçues në të cilin duhet të lidhet rrjeti shpërndarës GAMA në Shkup po përfundon dhe ekziston mundësia të fillojë të ndërtohet rrjeti i shpërndarjes dhe në sezonin e ardhshëm të ngrohjes të kyçet një pjesë e konsumatorëve.

Këtë e thekson kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski duke theksuar në shembullin e ndërtimit të rrjetit të shpërndarjes në Strumicë.

“Tubacionin që e ndërton GAMA në Shkup është në përfundim dhe ka mundësi të ndërtohet edhe rrjeti i shpërndarjes. Në Shkup ekziston rrjeti i shpërndarjes që është në pronësi të SHA GAMA, por që të vijë direkt deri tek konsumatorët është e nevojshme të ndërtohet rrjeti shpërndarës për gazin natyror. Besoj se ndërtimi i rrjetit shpërndarës mund të shkojë shpejtë, veçanërisht në pjesët ku ka dokumentacion adekuat planor dhe besoj se shpejtë do të fillojë. Do të mund të kyçen një pjesë e konsumatorëve, dimrin e ardhshëm”, deklaroi Bislimovski para seancës së sotme përgatitore të Komisionit rregullator për energjetikë në të cilën debatohet për rregullat për furnizimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin elektro përçues në RM për vitin 2019, si dhe për rregullat për alokimin e kapaciteteve përçuese tejkufitare.

Ai theksoi se Qyteti i Shkupit ka formuar ndërmarrje e cila mes tjerash do të merret edhe me gazifikimin e qytetit, që nënkupton ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes që duhet të vijë deri tek konsumatorët përfundimtarë, gjegjësisht amvisëritë të cilat duhet t’i shfrytëzojnë përfitimet jo vetëm për ngrohje, por edhe për aparatet tjera si bojlerë dhe soba.

Bislimovski theksoi se për çmimin e ngrohjes tani nuk mund të flitet, por se do të jetë konkurrues, sepse praktika tregon se ngrohja qendrore, të paktën atje ku është BEG, për amvisëri indivifduale është me çmim më të lartë.

“Në pjesën më të madhe të Shkupit mënyra e ngrohjes është zgjidhur përmes sistemit për energji të ngrohjes, ndërsa përvojat tona me çmimin për energji të ngrohjes në shtëpi tregon se të paktën atje ku ngroh BEG janë më të larta dhe tregohet se nuk ia vlen për amvisëritë. Për këto arsye, gazifikimi, gjegjësisht zhvillimi i rrjetit shpërndarës duhet të paraqesë prioritet në periudhën e ardhshme me qëllim që t’u mundësohet amvisërive ta shfrytëzojnë gazin natyror, para së gjithash për ngrohje”, tha Bislimovski.

Me këtë rast porosit se duhet t’i kushtohet vëmendje shpenzimeve për kyçje drejt këtij rrejti shpërndarës, gjegjësisht propozojnë ato të jenë sa më të ulëta në krahasim me çmimin real për kyçe, ndërsa dallimin ta paguajë komuna përkatëse ose Qyteti i Shkupit.

“Duhet të sigurohen edhe mjete financiare që do t’u sigurojnë amvisërive për ta zëvendësuar pajisjen e tyre në shtëpi që të mund të shfrytëzojnë gaz natyror, duke i përfshirë bojlerët, kaldajat për ngrohje, sobat, frigoriferët etj dhe t’u jepet mundësi amvisërive me qëllim që të mos të ketë ngarkesë të madhe për t’i investuar mjetet shpërndarësi dhe më pas ato t’i paguajnë për shumë vite përmes llogarive me qëllim që të tërhiqen sa më shumë amvisëri për t’u kyçur”, tha Bislimovski dhe shtoi se përfshirja ndaj rrjetit të shpërndarjes mund të motivohet edhe me subvencione në mënyra tjera.

Tani për tani, siç theksoi Bislimovski, nuk mund të thuhet çmimi i gazit natyror, sepse nuk dihet çmimi për shpërndarje. Sqaroi se duhet të bëhet rrjeti i shpërndarjes dhe të llogariten shpenzimet që të dihet sa do të jetë ai shpenzim, por, siç shtoi, beson se do të jetë konkurrues që të mund konsumatorët të kalojnë nga ngrohja me dru në gaz natyror.

evn