Bitcoin bie me 12% pasi Tesla tha se nuk do ta pranojë si formë pagese

Çmimi i Bitcoin ra me shpejtësi pasi CEO i Tesla Elon Musk tha se kompania e tij nuk do të pranojë kriptomonedhën si formë pagese për makinat e saj.

Bitcoin ra me 12% në 50 mijë dollarët. Megjithatë në këto momente që po shkruajmë kriptomonedha tregohet me 50,600 dollarë sipas bursës së Bitstamp.

Edhe monedhat e tjera dixhitale shënuan rënie me 14% ethereum dhe 20% dogcoin.

Marketing

Arsyeja që Tesla nuk do të pranojë pagesa në bitcoin për qëllime mjedisore sipas Musk. Impakti mjedisor për gërmimin e kriptomonedhave është dokumentuar ndër vite.

Tesla ka qenë një prej kompanive që ka mbështetur më së shumti bitcoin madje duke blerë 1.5 miliardë dollarë në muajin Shkurt.

Në Mars Musk kishte thënë se njerëzit tashmë mund të blejnë një Tesla me bitcoin. Por është Musk ai i cili në të kaluarën është shprehur skeptik në lidhje me kriptomonedhat.

Megjithatë Tesla do të përdorë bitcoin pasi kriptomonedha të gjejë burime të pastra energjie. /PCWorld Albanian

Marketing