Bizneset përfitojnë nga Koronavirusi, rriten çmimet e shumë produkteve në treg!

Shitësit përmes internetit kanë rritur çmimet e produkteve të ndryshme, sidomos ato të higjienës.

Marketing

Arsye e rritjes së çmimeve është përhapja e Koronavirusit.
Kështu, biznese të shumta në Britani po shesin me çmime shumë të larta produktet e ndryshme për pastrimin e duarve, shkruan Daily Mail.

Produktet e markave “Lidl” dhe “Asda”, deri më tani janë renditur me rritjet më të mëdha të çmimeve në eBay.

Pas këtyre ndryshimeve shumë firma mund të gjobiten, kjo pasi që ata po përfitojnë nga shpërthimi i koronavirusit.

Përdoruesit eBay që rendisin markën e sanitizatorit të duarve të Lidl-it, Cien Antibakterial Xhel Dore (50ml), i cili zakonisht kushton 0.49 cent ishin duke e shitur atë për 29,99 £, gjë e cila tregon se ka 5000 për qind rritje të çmimit.

Janë edhe shumë produkte tjera që brenda pak javësh çmimet e tyre janë rritur dukshëm.

Marketing