Biznesmenët kërkojnë ta rrisin biznesin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqi

Nga stagnimi në marrëdhënie të ndërsjella, dy vendet tani mund të bashkëpunojnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë dhe të largohen pengesat për bashkëpunim më të përforcuar ekonomik. Këtë e theksuan kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në fjalimet përshëndetëse të Forumit të biznesit Maqedonia e Veriut-Greqi që po mbahet këtë pasdite në Shkup.

Marketing

”Kjo është ditë historike që do të mbahet në kujtime në dy shtetet mike. Para një viti ende nuk kemi mundur të mendojmë se do të ndodh kjo. Unë dhe miku im i dashur Aleksis, shumë të sigurt e kemi parë versionin në të cilin karrierat tona politike kanë ardhur deri në një muzg që dy shtetet tona të kenë sukses. Rruga që të vijmë deri në këtë ditë nuk ishte aspak e thjeshtë dhe e lehtë. Kjo Qeveri e jona pasi u formua ka vendosur një synim të qartë zgjidhje të problemeve të hidhura me qëllim që qytetarët të marrin jetë më cilësore. Ishte e nevojshme mençuri e madhe dhe durim. Por kur inkuadrohet në mënyrë të hapur dhe me dëshirë të merret një mik i ri atëherë gjërat janë më të mundshme sesa kur merret pjesë me frikë”, ka deklaruar Zaev në fjalimin në Forum.

Sipas tij, seanca e parë ndërqeveritare midis dy shteteve, Këshilli për bashkëpunim në nivel të lartë, nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim, e tërë kjo jep pasqyrë më ndryshe çka gjithçka kemi lëshuar në vitet paraprake si dy vende fqinje, të cilat nuk kanë mundur të bashkëpunojnë për çështjet e ndërsjella ndërshtetërore për shkak të kontestit që ka ekzistuar.

”Sot kalojmë nga situata kur kemi pasur hapësirë shumë të madhe të kufizuar për bashkëpunim ekonomik me Marrëveshjen kohore nga viti 1995, deri në fushë të plotë të hapur, për bashkëpunim ekonomik i cili tek së pari do të duhet ta hetojmë”, theksoi Zaev.

Sipas kryeministrit, përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit ishin më të dëmtuar për shkak të asaj që atyre kohë më parë u ishte i dukshëm potenciali për bashkëpunimin ekonomi, përderisa dy shtetet kanë simpati të ndërsjellë.

”Ju ishit ata që edhe krahas pengesave politike dhe pamundësisë së politikanëve që çdoherë ta vendosin interesin më të lartë në fokus, është dashur të kërkoni zgjidhje kreative për të bashkëpunuar mes jush. Ju uroj që ishit partnerë në kohërat e vështira. Numrat flasin për pëkushtimin tuaj dhe kjo është gjykuar në përpjekjen tonë për t’i larguar pengesat për bashkëpunim ekonomik, të marrim një moment të ri”, u drejtua Zaev para përfaqësuesve të bashkësisë së biznesit.

Zaev nënvizoi se në vitin 2018 Greqia u bë partneri juaj i dytë tregtar.

”Volumi i këmbimit në vitin 2018 është rritur për 20.7 për qind, në krahasim me vitin 2017. Arritëm tregti të ndërsjellë prej afër një miliardë dollarë. Për Maqedoninë e Veriut, deficiti tregtar është rritur për 30,7 për qind, në krahasim me vitin 2017. Kjo do të thotë se do të punojmë në mënyrë aktive që kompanitë tona të luftojnë për ta rritur eksportin e tyre në Greqi me çka do ta zvogëlojnë deficitin e tillë. Ose eventualisht me rritjen e investimeve greke në vend ta balancojmë këtë deficit”, theksoi ai.

Tha se Greqia është investitori i tretë direkt në RMV me gjithsej 474 milionë euro investime nga viti 197 deri në vitin 2017. Ose gjithsej pjesëmarrje prej 10,1 për qind nga investimet e huaja direkte në shtet, që e përfshijnë sektorin bankar, telekomunikimet, energjetikën, ndërtimtarinë, prodhimet ushqimore.

“Dëshirojmë ta realizojmë projektin për interkonektorin e gazit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut që do të përhapej edhe deri në Serbi, Rumani dhe Kosovë dhe do të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik”, theksoi ai dhe shtoi se nga stagnimi në marrëdhënie të ndërsjella kemi ardhur deri në një moment kur Greqia e shikon Maqedoninë e Veriut si partner kryesor për transformimin e rajonit në qendrës energjetike tranzite.

Në Forum marrin pjesë rreth 400 afaristë nga dy vendet.

Kryeministrin grek e shoqëron delegacioni me mbi 140 drejtorë dhe përfaqësues prej mbi njëqind ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat do të marrin pjesë në Biznesin e forumit mes të cilëve janë “Mitilineos grup”, “Intrakom”, “Motor oil”, “Prometeus gas”, “GEK Terna”, “Hepening Petroleum”, “Aktor”, “Alitivita”, PPC, DESFA, TITAN, “Viohalko”, “Sidenor SA”, “Alfa digital”, “Alumil SA”, “Malamatinas & Son SA”, “Ohonos Snak SA”.

Biznesmenët të cilët e shoqërojnë kryeministrin Cipras janë nga sektori i ndërtimtarisë, energjetikës, industria ushqimore, ndërsa në Forumin e biznesit do të shqyrtohen mundësitë e zgjerimit të biznesit të tyre në vend.

Mbi 400 biznese greke, që përfshijnë 25.000 vende të punës janë aktive në ndërtimtari, miniera, industri të naftës, industri kozmetike dhe sektori ushqimor.

Gjashtë kompani greke janë përfshirë në listën e 50 bizneseve më fitimprurëse në Maqedoninë e Veriut.