Biznesmeni Fatmir Etemi vazhdon investimin përballë “Majçin Domit”

Gjykata Kushtetuese sot vendosi të mos e ngrejë procedurën për ankesat e parashtruar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Planit Urban të Detajuar – I10 në Komunën e Aerodromit.

Marketing

Bëhet fjalë për vendndodhjen përballë “Majçin Domit” ku filloi ndërtimi i një ndërtese nëntëkatëshe. Pas fillimit të punës ndërtimore, banorët e Aerodromit protestuan, sepse një nga premtimet parazgjedhore të kryetarit të tanishëm Zlatko Marin ishte se në këtë zonë të gjelbër nuk do të lejojë të ndërtohet.

Për më shumë se një muaj punët ndërtimore janë ndërprerë për shkak të mungesave në vendin e ndërtimit. Autoritetet lokale disa herë njoftuan se do të bëjnë çmos që mos të ketë ndërtesë të re. Por, investitori Fatmir Etemi pohon se i ka të gjitha dokumentet e nevojshme dhe asgjë nuk mund ta pengojë atë që ta përfundojë ndërtimin.