Biznesmeni Orce Kamçev gjatë ditës së djeshme ishte prezent në Këln të Gjermanisë deri sa po zhvillohej finalja e Kampionatin Evropian në hendboll, edhe pse pasaporta e tij ishte marrë nga Prokuroria si masë parandaluese për biznesmenin e dyshuar në rastin “Perandoria”.

Nga Gjykata Themelore Shkup 1 sqarojnë se Kamçev ka marrë leje nga gjyqtari në procedurës paraprake, paraprakisht pas një mendimi pozitiv gjatë konsultimit me PSP-në.

Kamçev gjatë muajit mars, pas vendimit të Gjykatës Supreme, u lirua nga paraburgimi shtëpiak për tu mbrojtur në liri./Alsat-M