Biznesmeni nga Turqia, i interesuar për investim në Komunën e Çairit

Kryetari i Komunës së Çairiit Visar Ganiu sot priti në takim biznesmenin dhe investuesin turk, Z.Eser Xhevahir,i cili shprehu gatishmëri të plotë për të investuar edhe në Komunën e Çairit, shkruan Aktuale.mk.

Marketing

Bisnesmeni në fjalë është edhe mirë i njohur në Maqedoninë e Veriut për investimet kapitale të kompanisë së tij.

Ja postimi i plotë i Ganiut:

Sot kisha kënaqësinë dhe nderin të jem nikoqir i biznesmenit dhe investuesit turk, Z.Eser Xhevahir.
Z.Xhevahir, i cili është edhe mirë i njohur në Maqedoninë e Veriut për investimet kapitale të kompanisë së tij, gjatë takimit të sotëm ka shprehur interesimin për të investuar edhe në Komunën tonë.
Unë e binda se investimet si të kompanisë që drejton Z. Xhevahir, janë gjithmonë të mirëseardhura për qytetarë e Komunës së Çairit.