Biznesmeni që përfundoi i pastrehë në Maqedoni, ja kush është?!(VIDEO)

“Mundohem, organizohem, fitoj”, është motoja e 54-vjeçarit Hasan Amedovski-Hari, i cili dikur ka pasur jetë normal, ka qenë pronar i një kompanie, ndërsa ka qenë edhe pjesë e ekipit të një radioje, ku ka punuar si udhëheqës. Tashmë 10 vjet ai është i pastrehë dhe i shfrytëzon shërbimet e punktit për njerëzit e pastrehë në lagjen Momin Potok në Shkup. Ai ka punë me honorar, tashmë 6 vjet ai e shet magazinën “LICE V LICE” dhe kështu përfiton për bukë. “Isha punëtor i suksesshëm deri në vitin 1992, kur filluan ndryshimet në shtet, kur filloi të ulet kapaciteti i punëtorëve në kompanitë shtetërore. Punoja në “Metallski Zavod Tito”.

Marketing

Që nga viti 1992 luftoj për ekzistencë”, tha Hasan Amedovski – Hari, i pastrehë. Hari me profesion është teknik i makinerisë, por në betejën e tij të përditshme për ekzistencë, është i gatshëm të punojë çfarëdolloj pune. Edhe pse është këmbëngulës që të gjejë punë, përgjigjet më shpesh janë negative se sa pozitive. Siç tha ai vetë, pa marrë parasysh kapaciteti dhe kualifikimet e tij, për shkak të faktit se është i pastrehë, punëdhënësit potencial nuk e shohin në të njëjtën mënyrë si kandidatët tjerë.

“Dëshiroj të ngrehem si “feniksi nga hiri”, megjithatë kur nuk ke punë të qëndrueshme, vendbanim, kulm mbi kokë, njerëzit të shohin ndryshe”, u shpreh Hasan Amedovski – Hari, i pastrehë. Në Qendrën në Momin Potok po strehohen rreth 60 persona në ditë, ndërsa kapaciteti është për vetëm 32. Sipas të dhënave jo zyrtare të Qendrës për punë sociale, në territorin e Shkupit ka rreth 300 të pastrehë, ndërsa nga Kryqi i kuq mendojnë se numri i tyre është më i madh. Nuk ka hulumtim më i detajuar në lidhje me këtë.(TV21)

Marketing