Blendi Fevziu publikon video-rrëfimin e ish ushtares së UÇK-së, Gjylsere Berisha

Pas ngjarjeve në Prekaz, në vitin 1998, Gjylsere Berisha dhe shumë të afërm të saj në një fshat të Prizrenit, vendosën që t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo shkoi në radhët e UÇK-së si motër medicinale por kërkoi që ta ketë edhe një armë në krah.

Marketing

Në rrëfimin e saj, që është në kuadër të platformës LIRIA KA EMËR, Gjylsere Berisha tregon me emocione për rënien në front të të afërmve të saj.

Dhe ndonëse ata ishin të rënduar nga plagët, armët nuk i lëshonin nga duart. Gjylserja ishte në gjendje që edhe me trupin e saj të mbrojë ushtarët që po përjetonin plagë nga lufta.

Video-rrëfimin e saj e ka publikuar gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu

“LIRIA KA EMËR: Gjylsere Berisha ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si motër medicinale, për t’i shëruar plagët e ushtarëve – të cilët ajo i kishte mbrojtur edhe me trupin e saj. Por, ajo e mori edhe armën. Në luftë, humbi vëllain dhe të afërme të tjerë. Mes lotësh, tregon kur në një nga betejat në një fshat të Prizrenit u vranë 13 djem të rinj, më i riu prej të cilëve ishte Shahadini 16-vjeç. Teksa rrëfen për gjenocidin e shtetit serb në Kosovë, ajo habitet me gjyqet e sotme për shokët e luftës. “E çfarë drejtësie është kjo?”. Shpërndajeni këtë video. #LiriaKaEmer”, ka shkruar Fevziu.

https://www.facebook.com/blendifevziu/videos/3583761671704212/?t=0

Marketing