Bleona Qereti sërish në qendër të vëmendjes

Këngëtaraja shqiptare Bleona Qereti është tashmë në faqet e të famshmes ‘Billboard’.

Marketing

Kënga e saj e fundit  ‘“I Don’t Need Your Love”  është renditur e para në kategorinë muzikore Top Dance Elektronic.

Bleona ka folur për ‘Billboard’ duke treguar gjithë rëndësinë për këtë arritje.

.“Kjo këngë ka rëndësi shumë të madhe për mua, sepse është një histori personale, diçka që e kam shkruar derisa kisha një dhimbje të madhe dhe nuk kisha zgjidhje tjetër, po ta shënoja dhimbjen time në muzikë. Besoj se shumë femra mbështeten te një mashkull për të marrë miratimin dhe shumë meshkuj mendojnë se femra nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen e tyre. Prandaj, ‘I Don’t Need Your Love’ e dërgon pikërisht mesazhin që e thyen këtë model. Mendoj se fraza ‘Duket se mendove që do të rrëzohesha, por mallkuar, nuk më duhet dashuria jote’ e përmbledh thuajse të tërën”, ka thënë Bleona.

Këngëtarja shqiptre e cila prej kohësh jeton në SHBA, duket se po realizon më së miri ëndrrën e saj. Tashmë ajo nuk po përflitet vetëm për daljet e saj ‘shokuese’në tapetin e kuq, por dhe për produktet muzikore.

 

Marketing