Kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti të ashtuquajturat “bomba” të El Chekas i vlerëson si projekt anti-shqiptarë me qëllim të caktuar. Ai madje pyet publikisht se ku i gjejnë këta njerëz të cilëve ua japin këto përgjime.

“Kjo është çështje serioze për gjithë shtetin. Gjithkush që është pjesë e kësaj aventure mendoj se e dëmton vetë shtetin”.