Blerim Bexheti, jep llogari para qytetarëve të vendbanimit Saraj (foto)

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka realizuar takim me qytetarët e vendbanimit Saraj. Qëllimi i takimit ka qenë llogaridhënia për bashkqeverisje një vjeçare me komunën nga ana e kryetari i komunës Blerim Bexheti. Premtimet që janë dhënë gjatë fushatës zgjedhore të përkufizuar me periudha kohore janë realizuar sipas dinamikēs së paraparë. Për këtë vit në vendbanimin Saraj, janë shtruar me pllaka të bekatonit nêntë rrugica, afër 7 mij metre pllaka të bekatonit, janë asfaltuar dy rrugë, janë pastruar deponitë e egra, problemi me mbeturinat është zgjidhur me ‘Higjienën- Komunale’është investuar në sport dhe kultur. Kryetari Blerim Bexheti, tha se me këtë tempo do të vazhdojmë te investojm në Saraj dhe të realizojm të gjitha premtimet. Ai, para qytetarëve të Sarajit, tha se vitin e ardhshëm fillojn punimet për ndërtimin e poliklinikës në Saraj që do të jetë në shërbim te të gjith qytetarëve, gjith ashtu do fillojn edhe punimet për Çerdhen në Kondovë, ndërsa shtoi se komuniteti i biznesit e ka atraksion Sarajin për investimin e kapitalit të tyre dhe hapjen e vendeve të reja.
Para qytetarëve, sqarime per punët e realizuar nga ana e komunës dha edhe këshilltari Muahamet Elmazi, i cili i promovoi projektet që janë realizuar për një vit në vendbanim Saraj.

Marketing

Marketing