Blerim Bexheti: Saraji, ka vizion dhe synim

Kryetari Blerim Bexheti sot mori pjesë në “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit”.

Marketing

Të gjithë jemi dëshmitarë për progresin që po shënon Komuna e Sarajit, kohëve të fundit në shumë sfera të jetës shoqërore si; zhvillim dhe fuqizim ekonomik lokal, zhvillim infrastrukturorë, arsim cilësorë, ngritje të shërbimeve institucionale, natyrë më të pastër dhe sport më kualitativ.

Nga marrja e mandatit të kryetarit të komunës së Sarajit, me përgjegjësinë dhe ndershmërinë më të madhe nga dita e parë kemi filluar me realizimin e prioriteteve programore. Për një vit qeverisje të përbashkët, unë si kryetar i komunës, administrata, Këshilli Komunal, qytetarët dhe biznesmenët lokalë, kemi bashkëpunuar, për një arsye të vetme, përmirësimin e standardit jetësor dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët.

Komuna e Sarajit, e them me përgjegjësinë më të madhe se është dhe do të mbetet edhe në tre vitet në vijim servis, partner i çdo individit, nxënësit, studentit, arsimtarit, profesorit, mjekut, bujkut, biznesmenit dhe thënë ndryshe i të gjithëve të cilët duanë që perspektiva të jetë më e hovshme dhe më e madhe e Komunës së Sarajit.

Unë, si kryetar i komunës do të ju kisha bërë thirrje shumë të sinqertë dhe të realtë, për një bashkëpunim të ndërsjellë, që nënkupton pagesa e taksave komunale, që më pas me këto mjete të zhvillojmë komunën tonë, duke investuar në infrastrukturë, shkolla, çerdhe, sisteme për ujësjellës dhe kanalizim, si dhe ambient më të pastër ekologjik. Për një vit është ngritur vetëdija qytetare shoqërore dhe kemi rritje të taksa paguesve, situatë kjo që ka shpresë të përmirësohemi edhe më shumë në të ardhmen.

Zhvillimi është në një fazë më të avancuar tani, nga më parë, por për të ecur me trendet bashkëkohore dhe zhvillimore, nevojitet dhe është i domosdoshëm ky bashkëpunim interaktiv, pasi që të gjithë dëshirojmë të jemi pjesë e Qytetit të Shkupit, në të gjitha format e zhvillimit.

Komuna e Sarajit, në kontinuitet po investon në krijimin e kushteve dhe ofron mbështetje të biznesit dhe, si rezultat I kësaj, Saraji bëhet atraktiv dhe i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit privatë. Fatmirësi e jona është se, nga Komuna e Sarajit, kemi disa biznesmen të fuqishëm të cilat kapitalin e tyre e kanë investuar në Saraj. Investimet nënkuptojnë ulje të papunësisë në aspektin social dhe hapje të vendeve të reja të punës. Komuna e Sarajit, çdoherë ka pasur një partneritet serioz me komunitetin e biznesit në Saraj, urojë që ky bashkëpunim të thellohet dhe të funksionojë edhe më shumë në të ardhmen, duke parë më shumë investime në zgjerimin e bizneseve.

Qytetarë të nderuar, gjatë vitit të parë të udhëheqjes me komunën, kemi realizuar disa projekte kapitale në vendbanime të ndryshme, pa dashur që t’i përmend të gjitha me këtë rast, por, dua të theksoj se ditë më parë përuruam Shkollën Fillore në Çajlanë dhe Semenishtë, filluan punimet për ndërtimin e sallës së Sportit te Shkolla e Mesme, është duke përfunduar sistemi I ujësjellësit në Sfillare të Epërme, përgatitjet për furnizim më ujë nga “Ujësjellësi”, në Bukoviç, në të gjitha vendbanimet bëhet grumbullimi dhe selektimi I mbeturinave, janë investuar rreth 17 mijë metra pllaka të begatonit dhe janë asfaltuar rrugë në vendbanimin Saraj, Lubin, Rashçe dhe rruga kryesore Saraj-Bojanë.

Atë që dua ta ndaj me Ju, qytetarë të nderuar të Komunës së Sarajit, është se vitin e ardhshëm, fillon ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit dhe ndërtimi i çerdhes në Kondovë, dy objekte kapitale për nevojat elementare të qytetarëve të komunës së Sarajit.

Investimet dhe zhvillimi do të vazhdojnë në komunën e Sarajit, edhe në tre vitet në vazhdim, pasi që ky është synim dhe vizion i joni i përbashkët dhe obligim për familjet dhe fëmijët tanë.

Më gëzon fakti se tani, pritet që të përfundojnë me investime disa kompani vendore dhe së shpejti të fillojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor në Saraj, që do t’i japë impuls pozitiv dhe zhvillimorë, ekonomisë lokale. Interesimi për të investuar kapitalin e tyre kanë shfaqur edhe kompani nga jashtë, dhe kjo është një dëshmi se Saraji po bëhet qendër atraktive biznesore. Sukseset janë të përbashkëta, për të gjithë ne!, ka theksuar kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Marketing