Blerim Reka thotë se do të fitojë edhe në rrethin e parë edhe të dytin, shqiptarët e “masakrojnë” dhe e quajnë manipulatorë

Kandidati i pavarur për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka i cili ka mbështetje nga ASH-ja e Ziadin Selës dhe BESA e Bilall Kasamit në një emision ka thënë se ai do të fitojë edhe në raundin e parë edhe në raundin e dytë.

Marketing

”Jam i bindur se do të korrim fitore si në rrethin e parë ashtu edhe në rrethin e dyte.” është shprehur Blerim Reka.
Sipas tij tani më nuk është koha e komunizmit, por ende ky shtet nuk është për të gjithë, andaj unë dua ta bëj një shtet për të gjithë siç i ka hije Maqedonisë së Veriut, përcjell TetovaSot.

Pas kësaj deklarate të madhe që ka dhënë Reka është e pabesueshme për shumicën e shqiptarëve ku më pas kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale duke e quajtur edhe manipulator dhe që po punon për parti maqedonase. /TS/

Ja disa komente pas deklaratës së Blerim Rekës se do të fitojë zgjedhjet presidenciale.

Marketing