Blerim Sejdiu: Zhelina nuk e meriton orën policore

Në lidhje me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës, ka reaguar kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Ai për TV21 tha se kjo komunë nuk ka numër të madh të të infektuarve dhe nuk meriton të izolohet.

Marketing

“Jemi të përkushtuar në parandalimin dhe respektimin maksimal të rekomandimeve të Shtabit qendror të krizës gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë që na ka kapluar, kemi përcjellur dhe porositur ngërgjegjësimin e qytetarëve tanë mbi masat gjegjëse të ndërmarra nga Qeveria, mirëpo gjatë kohës së fundit u përfolën shumë komuna që janë vatër e klasterëve të rinj me koronavirus dhe në mesin e këtyre komunave nuk u përmend Komuna e Zhelinës, kurse nga ana tjetër me vendimin e sotshëm të Qeverisë një numër i këtyre komunave nuk janë të përfshira në masat e ndalesës të orës policore ndërkaq Komuna e Zhelinës javën e fundit por edhe sot rezultoi pa asnjë rast pozitiv me Covid-19, megjithatë ndalesa “orë policore” vlen edhe për ne. Pra, këtë vendim e konsiderojmë jo të drejtë pasi qytetarët tanë kanë qenë të kujdesshëm duke mos shënuar asnjë rast për të mos pasur edhe arsyen më të vogël për të na mbyllur.”

Marketing