Blindat e ushtrisë mes njerëzve në Venezuelë

Juan Guaidó i bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin sërish në rrugët e Venezuelës të mërkurën, pas protestave të dhunshme të një ditë më parë.

Marketing

Presidenti Nicolás Maduro, të cilin lideri opozitar kërkon ta rrezojë, mbetet sfidues pavarësisht indinjatës popullore. Në një fjalim televiziv, ai i përshkroi mbështetësit e Guaidos si një grup të vogël njerëzish plani i të cilëve dështoi.
Administrata amerikane pretendon se Maduro ishte bërë gati të largohej drejt Kubës për t’i shpëtuar trazirave.

“Avionin e kishte gati në pistë. Për aq sa ne dimë, ka qenë i përgatitur të lëvizë, por rusët ia kanë bërë të qartë se duhet të qëndronte”, tha për CNN sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjithashtu përmendin tre figura të rëndësishme të qeverisë së Maduros të pranojnë se presidenti ishte duke ikur, por më pas ka kthyer mendje.
Sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, një prej këtyre figurave ishte ministri venezueljan i Nbrojtjes, Vladimir Padrino – e cili e ka rikonfirmuar mbështetjen për liderin aktual e u shfaq në krah të tij gjatë fjalimit të transmetuar live.

Një ditë më parë, qeveria socialiste e Venezuelës tha se në Karakas është duke u zhvilluar “një përpjekje për grusht shteti”, pasi Guaido, presidenti i përkohshëm i vetëshpallur, doli nëpër rrugë me trupa ushtarake, të cilat sipas tij, i ishin bashkuar përpjekjeve për të përmbysur Maduron. Padrino shkroi megjithatë në twitter se situata në kazermat dhe bazat ushtarake të vendit ishte “normale” dhe se ushtria mbron me vendosmëri kreun e shtetit.

Marketing