“Bllaca 1999” me ndriçim e nën monitorim nëpërmjet kamerave të sigurisë

Pas një varg kërkesash nga Komuna e Hanit të Elezit, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka vendosur kamera të sigurisë, ndriçim publik dhe ka riparuar trenin-muze “Bllaca 1999”, i cili në fund të vitit qe dëmtuar për të dytën herë.

Marketing

Ishte dëmtuar edhe në prill të 2019-s pas vënies së gurit themeltar të qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët. Treni është veç një pjesë e projektit me të cilin synohet të kujtohet deportimi i shqiptarëve të Kosovës për në Maqedoni, në pranverën e vitit 1999, shkruan sot Koha Ditore.

Për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e trenit-muze në Bllacë kërkohej të ketë edhe roja fizike me qëllim që mos të dëmtohej në të ardhmen.

Në Komunën e Hanit të Elezit kanë thënë se menaxhimin e kamerave tashmë e ka marrë përsipër edhe Policia e Kosovës, stacioni në Hanin e Elezit.

Kryetari i kësaj komune, Rufki Suma, ka thënë se tashmë është vendosur sistemi i kamerave të sigurisë dhe njëkohësisht edhe ndriçimi publik. Sipas tij, është e nevojshme të ketë edhe roja fizike me qëllim që treni-muze të ketë siguri më të madhe.

“Pas dëmtimit të trenit Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër të krijojë siguri për trenin -muze. Aktualisht janë vendosur kamerat e sigurisë profesionale, të cilat menaxhohen nga vetë niveli qendror, por edhe nga Policia e Kosovës, po ashtu është vendosur edhe ndriçimi publik. Realisht nevoja është të ketë edhe roja fizike, sepse Qeveria pati premtuar që pasi të fillojnë punimet të ketë edhe roja, mirëpo deri tashti nuk ka ndodhur. Sidoqoftë, edhe Policia e Kosovës në Hanin e Elezit është duke dhënë maksimumin që treni të ketë siguri sa më të mirë dhe mos të dëmtohet siç ka ndodhur para pak kohësh”, ka thënë Suma.

Ai ka shtuar se aktin e dëmtimit të trenit muze e patën dënuar të gjitha institucionet lokale dhe vendore, prandaj duhet ta ruajnë të gjithë atë, sepse simbolizon të kaluarën derisa ky tren ka bartur mijëra refugjatë drejt shtetit fqinj.

Edhe qytetarët, të cilët më 1999 kanë depërtuar kufirin në Han të Elezit me këtë tren, kanë kërkuar të mirëmbahej dhe të ketë roja fizike pasi që ai ka një domethënie të madhe.

Behxhet Fazliu qytetar nga Shtimja, i cili më 1999 kishte kaluar kufirin me këtë tren, ka thënë se ky tren ka një domethënie të madhe për shtetin e Kosovës, prandaj duhet ta ruajnë të gjithë…..

Marketing