Bllok: Shkupi dhe Tirana duhet që të trajtohen më vete

Ministri i Holandës për Punë të Jashtme Stef Blok deklaroi se Shkupi dhe Tirana duhet që të trajtohen më vete kur bëhet fjalë për fillimin e negociatave me BE-në.

Marketing

“Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe progres të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është më e madhe se në Shqipëri”, është shprehur ministri Bllok në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, transmeton televizioni “Top Channel”.

Sipas Bllok, Shqipëria është një rast tjetër kur krahasohet me Maqedoninë.

“Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sa më shpejt që të plotësojë kriteret. Por nuk është ende momenti”, ka deklaruar Blok, transmeton Top Channel.

Sipas televizionit, Blok ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të ketë negociata për Shqipërinë pa u plotësuar kushtet e qershorit të viti 2018 dhe kjo nënkupton se Holanda ” do të vendosë veto për Shqipërinë më 18 tetor, pavarësisht vendimit të Bundestagut gjerman”.

Marketing