Bllokohet Manastiri, nuk ka koncert, por hapet shtabi i BDI-së (FOTO)

Gjithkush sonte ka menduar se në Manastir ka pasur koncert të ndonjë këngëtari të famshëm, apo tubim të partisë më të madhe shqiptare të BDI-së, por bllokimi i rrugëve ka qenë vetëm hapja e shtabit të BDI-së për zgjedhjet e 12 Prillit, përcjellë TS.

Marketing

Sonte zyrtarisht shtabin e BDI-së dega në Manastir e hapi kryetari i degës Lutfi Ahmeti dhe drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti.

Ahmeti dhe Memeti para simpatizuesve të BDI-së shprehen se 12 Prillit do të jetë një fitore e madhe e BDI-së në nivel shtetëror e posaçrisht në Manastir.

BDI-ja në Manastir vazhdon të rritet dita ditës ku drejtori Memeti së fundmi ka punësuar shumë shqiptarë të anës së Manastirit, Prilepit dhe Dollnenit.

Ndryshe mbrëmë u hap edhe shtabi i BDI-së dega në Çair.

Marketing