Edhe këtë mëngjes është bllokuar rruga për tek Kuvendi, pasi një grup i vogël i qytetarëve kanë dalur në protesta kundër marrëveshjes me Greqinë.

Disa qytetarë kanë vendosur tenda dhe karrige në rrugë me çka kanë bllokuar komunikacionin. Ata për disa muaj kanë protestuar kundër ndryshimit të emrit të shtetit para Kuvendit, në “Parkun e Gruas”.

Qytetarët në Shkup janë revoltuar nga bllokimi i rrugëve për çdo ditë, ndërsa kërkojnë që të merren masa për zhbllokimin e rrugëve.