Bloomberg: Zv/presidenti amerikan, Mike Pence në vetizolim

Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence, ndodhet në vetizolim, jashtë Shtëpisë së Bardhë, pasi është konfirmuar se zëdhënësi i tij është i infektuar me koronavirus, transmeton Bloomberg, duke iu referuar tre burimeve të paemëruara të njohur me situatën.

Marketing

Pens, të shtunën, nuk ishte pjesëmarrës në takimin e presidentit Donald Trump dhe përfaqësuesve të lartë ushtarak.

Një nga burimet e Bloomberg theksoi se rezultati i djeshëm i Pens në testimin për praninë e koronavirusin ishte negativ.

Ai shtoi se Trump dhe Pence vazhdimisht testohen.

Shtëpia e Bardhë nuk u përgjigj në kërkesën për komentim, transmetojnë mediumet britanike.

Në Shtëpinë e Bardhë para disa ditëve janë paraqitur dy raste të koronavirusit, duke shkaktuar frikë se edhe presidenti dhe zëvendës presidenti janë të infektuar.