Blum: Të ruhen kompetencat dhe pavarësia e PSP-së

Prokuroria Speciale Publike ka rol shumë të rëndësishëm në përpjekjet e vendit tuaj për kthimin e besimit në gjyqësinë e pavarur, në kërkimin e përgjegjësisë për krimet në të kaluarën dhe në luftën kundër korrupsionit, deklaroi sot ushtruesja e detyrës ambasadore e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mikaela Shvajzer Blum.

Marketing

“SHBA-ja konsideron se është shumë me rëndësi që ingerencat dhe pavarësia e PSP-së të ruhen edhe në të ardhmen. Lufta kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare të vazhdojë, ndërsa përgjegjësia të respektohet. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë të kenë zyre që do ta kthejë besimin e tyre në gjyqësinë dhe në sundimin e së drejtës”, theksoi Shvajzer Blum.

Lidhur me negociatat që janë në rrjedhë, theksoi se të gjithë duhet të kenë në mendje se është shumë me rëndësi, çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut të ketë besim në institucionet dhe të besojë në drejtësi të pavarur dhe të barabartë.

“Besoj se prokurori i pavarur special publik në suaza të prokurorisë publike definitivisht është pjesë shumë e rëndësishme për përmbushjen e pritjeve të këtilla”, theksoi Shvajzer Blum.

E pyetur nëse kjo do të thotë se e mbështetë propozim ligjin e tanishëm për PSP-në, Shvajzer Blum tha se beson fuqishëm dhe se përvojat nga shtetet e tjera treguan se zyra e pavarur e PSP-së me mundësinë për t’i përfunduar proceset, është me rëndësi për kthim të sundimit të së drejtës dhe gjyqësisë së pavarur.

Marketing