BMW Seria 8 po rikthehet, ka filluar zyrtarisht prodhimi dhe fotografitë flasin për një veturë mahnitëse

Kanë kaluar gati 20 vjet që prej përfundimit të prodhimit origjinal të BMW 8 Series, por tani BMW siç duket do të bëjë rikthimin.
BMW 8 Series e gjeneratës së dytë u zbulua muajin e kaluar në Le Mans dhe tani coupe-ja luksoze ka hyrë zyrtarisht në prodhim në fabrikën e BMW në Dingolfing në Gjermani.

Kjo është punë e madhe për BMW pasi kanë investuar shuma marramendëse parashë për ta rikthyer përsëri në modë modelin.

BMW kanë treguar se një numër i madh i risive digjitale janë integruar në procesin e prodhimit të ri, duke përfshirë sistemet e transportit vetëlëvizës dhe pajisje të tjera.

Seria 8 është duke u ndërtuar së bashku me Serinë 5 dhe 7 në linjen e montimit dhe përfaqëson prodhimit e parët ë rregullt të BMW me fibër karboni.

Fabrika që ndërton sedanët e BMW 7 Series ka ekspertizë të jashtëzakonshme në prodhimin e automjeteve për segmentin luksoz.

“Unë jam i sigurt se klientët tanë në mbarë botën do ta duan këtë makinë luksoze sportive”. tha Andreas Wendt, kreu i BMW Group Plant Dingolfing.

Coupe 8 Serioes tregohet në fotot e fabrikës së prodhimit se përdor një motor 4.4 litërsh – V8 që nxjerr 523 kuaj fuqi dhe 553 në boshtin rrotullues. 

evn