Boban Iliç u dorëzua vet në burg

dënuari për shkeljen për vdekje të katërvjeçarit Almir Aliut, Boban Iliq ka filluar të vuajë dënimin.

Marketing

Se Iliqi është në burgun e Kumanovës, e konfirmojnë nga kjo e fundit për TV21.

Shkuarja e Iliqit në burg vjen pas dramës së djeshme, ku edhe pse Këshilli penal i Gjykatës Themelore të Kumanovës kishte vendosur t’ia shtyjë vuajtjen e dënimit për 3 muaj, sërish, pas ankesës së Prokurorisë së Kumanovës, vendimi ishte anuluar dhe Iliqi u ftua të vuajë dënimin menjëherë.

Shkuarja në burg, vjen ngaqë Gjykata e Apelit e konfirmoi dënimin me 6 muaj burg për babain e Almirit dhe nga 9 muaj për dy familjarët e tij, ndërkohë ka ulur dënimin nga 6 në 4 vite burg për Boban Iliqin. 4-vjeçari Almir Aliu u shkel për vdekje me makinë nga Boban Iliqi më 4 korrik të vitit 2016.