Boçvarski dhe Momiroviç, shpërndanë kartela smart për shtetasit e Serbisë

Mbi 41 mijë kartela pagesore smart deri tani RMV u ndau qytetarëve serbë të cilët qëndrojnë ose transitojnë në territorin e vendit.

Marketing

Me vendim të qeverisë gjatë kësaj vere ata nuk do të paguajnë në pikat pagesore të vendit në shenjë falënderimi që Serbia dhuroi vaksina për qytetarët e RMV-së. Shpërndarja e karteleva smart për pikat pagesore filloi nga mesi i muajit të kaluar dhe do të vazhdojë deri 15 gusht, ndërsa dy ministrat e transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë bënë shpërndarjen simbolike të kartelave në pikëkalimin kufitar Tabanoc.

“Ju e dini se kjo masë është në përputhje me vendimin e qeverisë po realizohet prej 15 qershorit deri më 15 gusht. Deri tani janë shpërndarë mbi 41 mijë kartela smart. Jam i bindur se me këtë mënyrë falënderimi është i pranueshëm për Serbinë dhe besojmë se praktika e deritanishme për fqinjësi të mirë në momente të vështira do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”,- tha ministri për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski.

“Më vjen mirë që po dëshmojmë rilindje, në marrëdhëniet mes shteteve të rajonit, si mes popujve ashtu edhe mes politikanëve. Neve na lidh historia e njëjtë dhe rrënjët e thella mes qytetarëve tanë dhe kjo ishte më së evidente gjatë periudhës së pandemisë globale, kur Serbia shprehu gatishmëri të qëndrojë pas vendeve fqinje.”,- tha ministri për infrastrukturë, ndërtimtari dhe komunikacion i Serbisë, Tomislav Momiroviç.

Ministri Boçvarski njëherit bëri të ditur se Qeveria ka edhe plan “B”sa u përket kontestimeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 pa tender.