Boçvarski: Do të legalizohen ndërtimet deri në janar

Propozim-ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje parashihet të përfshijë objektet e ndërtuar në mënyrë të paligjshme deri në një janar të vitit 2021, bën të ditur ministrin e transportit Bllagoj Boçvarski. Ai sqaroi se propozim-ligji është në procedurë të publikimit në ENER.

Marketing

Kjo do të thotë se ende do të mund të jepen vërejtje dhe komente. Ne i bëmë të gjithë konsultimet, duke filluar nga 25 maj e deri më sot, tashmë dy muaj flasim me të gjitha palët e përfshira, më pas ligji do të diskutohet edhe në seancë të Qeverisë, më pas do të shkojë në Kuvend me procedurë të rregullt ku edhe do të diskutohet, deklaroi Boçvarski.

Ky ligj në maj të këtij viti u miratua në Kuvend, por presidenti Stevo Pendarovski nuk e firmosi dhe ai u rikthye sërish në kuvend.