Boçvarski u bë ministër, në Shtip mund të ketë zgjedhje të parakohshme

Përzgjedhja e Bllagoj Boçvarskit në krye të dikasterit të Transportit  dhe Lidhjeve ka hapur probleme në komunën e Shtipit që mbetet tani pa kreun e saj pothuajse një vit para zgjedhjeve të rregullta lokale.

Marketing

Vetë Boçvarski nuk e anashkalon mundësinë që në këtë komunë të ketë zgjedhje të parakohëshme lokale. Ligjërisht mundet që komunën ta drejtojë një ushtrues detyre por  vetëm për një periudhë 6 mujore. Bocvarski ia lë përgjegjësinë për të zgjidhur dilemat ligjore juristëve dhe qeverisë

“Sipas  këtyre ligjeve, le t’i interpretojnë juristët ashtu siç do të vendoset, por me shumë gjasa në Shtip do të ketë zgjedhje lokale të parakohshme, në çfarëdo momenti që do të ndodhin , Sipas këtyre korrespodencave që kanë afate të caktuara deri kur duhet të merren këto vendime dhe sa mund të zgjat mandati i u. d. kryetarit të komunës. Le të merret vendimi më i mençur dhe se për qytetarët më e rëndësishme është që qyteti të mund të funksionojë pa pengesa.”,- tha Bllagoj Boçvarski nga LSDM.

Marketing