“Boeing” kontratë gjigante prej 9,2 miliardë dollarë me Pentagonin

CIT Aerospace 737-MAX8 Artwork K65921

Prodhuesi amerikan i avionëve, “Boeing” arriti një kontratë të rëndësishme për avionë stërvitorë dhe simulatorë me ushtrinë amerikane të ajrit, me një vlerë që arrin 9,2 miliardë dollarë, sipas një komunikate të “US Air Force”.
Ushtria amerikane e ajrit theksoi se ajo synon të blejë për momentin 351 avionë të tipit “TX” dhe 46 simulatorë fluturimi.

Marketing

“Boeing” premtoi se këto porosi do të kryhen në masën 90% në territor amerikan, duke krijuar 17 000 vende pune.
Kjo është kontrata e tretë e madhe rradhazi mes “Boeing” dhe Pentagonit, ku kontartat e mëparshme kapnin vlerat prej 805 milionë dollarë për zhvillimin e dronëve dhe 2,4 miliardë dollarë për helikopterë ushtarakë.

Marketing