Boneva në izolim, rasti “Drumarina” anulohet për më 10 maj

Për shkak të izolimit shtëpiak të të akuzuarës Sillvana Boneva, seanca e sotme gjyqësore për rastin “Drumarina” është anuluar për më 10 maj. Gjykatësi Marin Stanevski, para anulimit të seancës njoftoi se mbrojtja e të akuzuarës ka dorëzuar vërtetim për izolim për shkak të Kovid-19.

Marketing

Për seancën e sotme ishte paraparë që të dëgjohet një dëshmitar. Lëndë e gjykimit në këtë rast siç thuhet në akuzë janë llogaritë fiskale nga pikat pagesore, për të cilat ish deputetja e VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva dyshohet për keqpërdorimin e rreth 100 000 eurove, para të Kuvendit.

 

Marketing