Bogdanci, kallëzim penal kundër një personi për kontrabandë me emigrantë

Kallëzim penal është ngritur kundër një personi nga Bogdanci për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “kontrabandë me emigrantë”.

Qendra rajonale për punë kufitare, ka ngritur kallëzim kundër personit M.M. (30) nga Bogdanci.

Nëpunës policor pardje në autostradën Shkup- Kumanovë në pikën pagesore “Romanovcë” kanë ndaluar një automjet ngarkues “Ford Tranzit” që është drejtuar nga i paraqituri.
Ai nuk është ndaluar dhe ka vazhduar rrugën drejt Kumanovës, ndërsa në bulevardin “MUB e 3-të”, në afërsi të tregut të gjelbër, i paraqituri ka kërcyer nga vetura me çka është përplasur me veturën tjetër e cila ka qenë e parkuar.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 30 emigrantë, 28 nga Pakistani dhe dy nga Afganistani, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur.

evn