Bogdanoviq u martua me flamur serb, dhe këngë për Kosovën si tokë e Serbisë

Me flamur serb dhe me të ftuare nga Maqedonia dhe Serbia vikendin që po e lamë pas në manastirin e Graçanicës në Kosovë është martuar kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Sasha Bogdanoviq. “Deshëm që dashurinë tonë, e cila ka filluar këtu, që ta kurorëzojmë me martesë këtu në Kishën e Graçanicës, aty edhe ku e kemi filluar”, ka deklaruar Bogdanoviq për B92, përcjell KOHA.

Marketing

Mediat serbe me të madhe kanë raportuar për dasmën e Bogdanoviqit. Raportet e tyre gazetareske i kishin vendosur në rubrikën “Dashuri dhe pasion”. Por, përveç dashurisë në raportimet e tyre kishe edhe politik. “Bartësi i flamurit, solli flamurin serb nga Shkupi në Graçanicë. Nga një pjesë e Serbisë së vjetër në tjetrën”, thuhej në raportime.
“Ne në Maqedoni nuk kemi të drejtë në martesë në një kishe kanonike. Jemi detyruar të vijë këtu në Graçanicë”, ka deklaruar Bogdanoviq.

Marketing