Bogoevski vetdorëzohet në Prokurori, nga atje refuzojnë të ngritin procedurë penale

Deputeti Pavle Bogoevski sot ka qenë në Prokurorinë Publike të Shkupit vullnetarisht të paraqitet pasi pranoi se ka blerë vaj nga kanabisi për një mik të afërt.

Marketing

Sipas disa burimeve të “Fokus”, në Prokurori kanë refuzuar ti marin deklaratë Bogoevskit dhe të ngritin procedurë kundër tij, sepse konsiderojnë se nuk ka vepër penale këtu.

Sipas disa informatave jozyrtare, Prokuroria nuk mund të ngritë procedurë në këtë rast sepse nuk ka dëshmi që do të dëshmonin se deputeti i LSDM-së me të vërtetë ka blerë marihuanë. Përmbajtja e inçizimit nuk mund të shfrytëzohet si dëshmi, sepse nuk dëshmon asgjë. Vetëm pranimi i fajit nga vet ai mund të shfrytëzohet si inicim, por në këtë rast përsëri duhet të mblidhen dëshmi tjera.

Me vet mungesën e marihuanës, e cila është corpus delikti në këtë rast, mungon edhe dëshmia kyçe kundër Bogoevskit. Corpus delikti është term që përdoret në drejtësi, e që ka të bëjë me principin që një person mund të gjykohet vetëm nëse dëshmohet kryerja e veprës penale. Nga kjo del se personi i dyshuar nuk mund të gjykohet vetëm në bazë të dëshmisë.

Në këtë rast, së pari duhet të gjendet marihuana, të vërtetohet sasia, të jepet në ekspertizë, të vërtetohet përmbajtja e saj, e më pas MPB të gjejë kryerësin, gjegjësisht personin që ka prodhuar, e më pas të hapet lëndë. Por derisa nuk ka vepër dhe nuk ka dëshmi, nuk mund të ngritet procedurë kundër Bogoevskit.
Nga Prokuroria Publike thonë se ende është herët të tregohet kundër kujt do të ketë procedurë dhe se së pari duhet të vërtetohen dëshmitë.

“Sa i përket përmbajtjes së inçizimit, këtu erdhi deputeti dhe na tregoi për atë inçizim. Prokuroria vepron sipas kompetencave dhe do të bëjë kontrolle në vend përmbajtjen e inçizimit dhe nëse mund ët mblidhen dëshmi relevante të cilat do të mund të çonin drejt veprës penale”, thotë për Fokus shefi i Prokurorisë Publike, Sasho Rajçev.
Më tej, siç shton ai, do të hetohet edhe përgjimi i paligjshëm pasi siç ka thënë Bogoevski, përgjimi është kryer nga ana e një taksisti me të cilin ka udhëtuar Bogoevski.