Bogorodicë, konfiskohet gjysmë ton marihuanë

Gjysmë ton marihuanë në vlerë prej një milion euro është konfiskuar nga Reparti për krim të organizuar dhe nga Policia kriminalistike në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje nga Maqedonia. Marihuana u konfiskua në një kamion frigorifer dhe e njëjta destinacion të fundit ka pasur Turqinë.

Marketing

Me marihuanë gjatë dy muajve të kaluar është furnizuar nga Shqipëria D. S. 33 vjeçar dhe nga Shkupi marihuana është dashur të kalojë në Greqi dhe të shitet në Turqi.

“Është realizuar kontroll në kamion me tabela regjistrimi të Shkupit, në pronë të një personi juridik dhe i drejtuar nga Z. A., 46 vjeçar, nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në një bunker special në kulmin e kamionit janë gjetur 181 qese me marihuanë dhe drejtuesi është arrestuar”,- tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellkovski.

Sipas Angellkovskit, me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake është kryer kontroll në shtëpinë e D. S. në Shkup, me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale. Janë konfiskuar një veturë Reno Megan, një telefon celular dhe dokumentacioni.

Padi penale për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, Reparti për krim të organizuar ka parashtruar kundër D. S. si organizator i transportit dhe Z. A. si transportues i drogës.

Marketing