Bojan Jovanovski vazhdon të dorëzojë kallëzime penale në Prokurori 

Bojan Jovanovski, i cili është i dënuar në lëndën “Reket”, sot përsëri do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit që të përfundojë me dorëzimin e kallëzimeve penale në procesverbal.

Marketing

Jovanovski më 25 qershor ishte në Prokurori, por atëherë nuk kishte përfunduar me dorëzimin e kallëzimeve dhe procesverbali kishte mbetur i hapur, pas çka i kishin caktuar termin të ri për sot.

Avokati i Jovanovskit, Sashko Dukovski javën e kaluar deklaroi se kallëzimet janë për funksionarë të institucioneve shtetërore, por edhe për persona jashtë tyre. Gjatë kësaj, theksoi se kallëzimet penale janë për vepra keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimeve, zhvatje, mashtrim, dhënien e deklaratave të rrejshme, trajtim joadekuat, torturë…

Jovanovski në rastin “Reket” ishte dënuar me nëntë vite burg, ndërsa ish prokuroja speciale Katica Janeva me shtatë vite burg.

Marketing