Bojana dhe Arnaqia, mbështetje kandidatëve të BDI-së (FOTO)

Kandidatët për deputet të Bashkimi Demokratik për Integrim në Njesin e parë Zgjedhore, të udhëhequr nga Izet Mexhiti, Arben Ziberi dhe Shermine Mahmuti, prezentimin e programit zgjedhor e kanë zhvilluar në vendbanimin Bojanë dhe Arnaqi.

Marketing

IZet Mexhiti, foli për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve parlamentare, ku për herë të parë garohet për Kryeministrin e par Shqiptarë, duke shtuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut edhe juridikisht duanë të jenë të barabartë në rafshin politik dhe ekonomik, a kjo do të arrihet nëse me vendin do të udhëheq kryeministër shqiptar.

Kandidati për deputet Arben Ziberi, tha se kjo mbështetje na jep motiv që të jemi më të guximshëm në hartimin dhe në politik bërjen në të ardhmen.

Ndërsa, kandidatja Shermine Mahmuti, u shpreh se c’doher gratë kanë rolë më konstruktivë, pasi që femrat janë nëna, motra dhe më mirë dinë të bëjnë politikën për avancimin e familjes në shoqërinë tonë.

Marketing