Boki 13 i ka lëshuar në qarkullim paratë e zhvatura

Ka përfunduar procedura për regjistrimin e mjeteve të konfiskuara nga i dyshuari Bojan Jovanovski- Boki 13 në rastin “Zhvatja” që e ka bërë publike Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Marketing

Sipas Ligjit, mjetet e konfiskuara pas regjistrimit ruhen në Agjencinë për menaxhim me pronë të konfiskuar deri në hyrje në fuqi të vendimit për tani të dyshuarin Jovanovski.
Nëse i akuzuari shpallet fajtor, mjetet me vendim të gjykatës do të merren përfundimisht.

Nga Prokuroria për Plusinfo, shtojnë se Jovanovski, nga i cili janë marrë mjetet, për momentin ka hetim edhe për veprën penale “Pastrim parash dhe të ardhura të tjera” e dënuar kjo në bazë të nenit 273 pika 1 nga Kodi Penal, për shkak se paratë nga vepra penale “Pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm” i ka lëshuar në qarkullim si para të fituara në mënyrë legale.

Ndërkohë në kuadër të hetimit për rastin “Zhvatja”, ku mes tjerëve është e dyshuar edhe kryeprokurorja, Katica Janeva, nga dita e nesërme, e premte, do të inspektojnë ndërmarrjet që kanë pas lidhje me Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe OJQ-në e tij Aleanca ndërkombëtare. Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska ka deklaruar se përveç kompanisë “BJM Media grup”, “1TV” dhe Aleancën ndërkombëtare, ata do të lëshojnë urdhër për kontroll të individëve që kanë pranuar para prej tyre.

Pronari i “1TV” është kompania “BJM Media Grup”, ndërsa kompania është në pronësi të babait të Bokit 13, Mile Jovanovski dhe Jasna Mandiq. Bojan Jovanovski që nga hapja e televizionit prezantohej si shefi i saj. Ai është edhe kryetar i OJQ-së Aleanca Ndërkombëtare.

Marketing