Boki 13: Paratë e reketit kanë përfunduar te familja Zaev

Boki 13 bëri një “cirk” pas vendimit nga Gjykata Penale të cilin e shpallën fajtor duke e dënuar me burg prej 9 vitesh . Në vend që të komentojë masën e paraburgimit, ai foli për aktgjykimin, i cili urdhëroi heqjen e Nikolovska-Masevska.

Marketing

“Ky është një vendim politik, paratë përfunduan tek Zoran dhe Vice Zaev”, tha Boki 13.

Pastaj Boki 13 filloi të debatonte për paraburgimin, dhe Nikolovska-Masevska ndryshoi vendimin e saj, d.m.th ajo mbeti në sallën e gjyqit.

Boki 13 tha se tek Prokuroria do të paraqes prova për krime të nivelit të lartë të funksionarëve në ditët e ardhshme.

Ndryshe Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh.

Të dënuarit obligohen t’i paguajnë edhe harxhimet gjyqësore.