Boksieri Lulzim Ismaili sonte përballet me bokserin nga Uzbekistani

Boksieri tetovar i klubit “Shkëndija No Limit”, Lulzim Ismaili sonte do të përballet me bokserin nga Uzbekistani, Kabijon Hushvaktaliev. Dueli do të zhvillohet në Leverkusen të Gjermanisë, aty ku Ismaili ka zhvilluar edhe përgatitjet 3 javët e fundit me Bekim Hoxhajn. Bokseri tetovar nëse arrin të triumfojë në këtë duel do të luftojë me 17 mars në kampionatin e Europës në VBU.Sa i përket kundërshtarit të shqiptarit, Hushvaktaliev ka triuamfuar në tre lufta të zhvilluara. Spektakli me boks në Leverkusen të Gjermanisë, aty ku do të zhvillohet edhe meçi ndërmjet Ismailit dhe Hushvaktalievit do të nis sonte nga ora 20:00.

Marketing
Marketing