Trajneri serb është duke u përballur me një problem shëndetësor, i cili mund të bëjë që ai të heq dorë nga zeja e trajnerit.

Testet mjekësore kanë nxjerr në pah nevojën për t’iu nënshtruar një terapie të rëndë, raporton “Corriere dello Sport”.

Mihajlovic është duke kaluar nëpër disa hetime specifike, për të cilat do të bëhet e ditur orëve në vazhdim.

Tekniku serb sot pritet të dalë me një kumtesë në lidhje me shëndetin e tij. Sinisa Mihajlovic më herët ka drejtuar ekipe të mëdha si Milan, Inter e Fiorentina.

evn