“Bombat” e opozitës dërgohen për ekspertizë

Dy “bombat” që Antonio Milloshoski ia dorëzoi prokurores Villma Ruskovska janë tashmë në procedurë të ekspertizës. Materialet audio për të cilat deputeti i VMRO – DPMNE-së pohoi se përbëjnë indicie për ndjekjen penale të ish-kryeministrit Zoran Zaev, Milloshoski ia dorëzoi prokurorisë shtatë ditët e fundit. Në bisedën e parë ai e akuzoi Zaevin, se e ka ditur se si është financuar 1TV-ja e Boki 13, ndërsa në të dytën, se ish-kryeministri ka ndërhyrë në punën e ish-PSP-së dhe të Gjykatës Supreme, në kohën kur ishte përgjegjës Jovo Vangelovski.

Marketing

Incizimin e parë që e solli Milloshoski dhe atë të djeshmen janë dhënë për ekspertizë, kështu që ne jemi në pritje të rezultatit të ekspertizës. Gjithashtu, Milloshoskit i kërkova nëse mund të sigurojë disa dëshmitarë që do të mbështesin atë që është në të dy regjistrimet- deklaroi Villma Ruskovska, prokurore.

Propozimi i Milloshoskit që të kontrollohen incizimet e kamerave të sigurisë së Qeverisë për Ruskovskën është një propozim joserioz.

Tha që të kërkojë për tërë muajin maj të vitit të kaluar, që mendoj se është joserioze sepse kush e di sa njerëz kanë hyrë në Kabinetin e kryeministrit të atëhershëm. Nëse do të tregonte datë konkrete, me siguri do të kërkohej incizimi- tha Villma Ruskoska- prokurore.

Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristian Mickoski nga protesta e mbrëmshme tha se Ruskoska punon nën diktatin e Zoran Zaevit. Prokurorja sot tha se nuk është e udhës që të përdoren emra në fushatë parazgjedhore, ndërsa nëse nuk i beson asaj dhe prokurorit shtetëror, këtë ta denoncojnë në Këshillin e prokurorëve.

Marketing